Jeta e egër u bë “hi”, rreth 500 milion kafshë të zhdukura nga zjarret

Ndërsa njerëzit janë larguar nga rreziku i zjarrit në qytetin bregdetar Victorian Mallacoota në Australi, stafit veterinar i është dhënë leja të hyjnë në zonat e përfshira nga zjarri për të asistuar me ndihmë kafshët e egra.

Përveç humbjes së jetës njerëzore dhe humbjeve të pasurisë, ka pasur edhe mijëra imazhe që tregojnë kafshë të egra të ngordhura apo plagosura.

” Rreth 500 milion kafshë, përfshirë specie të rrezikuara në mënyrë kritike, tashmë janë zhdukur në zjarret,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Zoos Victoria, Jenny Grey.

“Bilanci i plotë është i pamundur të përcaktohet në këtë fazë të hershme.”

Megjithatë stafi veterinar foli për shenja shprese midis hirit pas mbërritjes.

Megjithë dëmtimet dhe traumat e tyre, trimëria e treguar nga jeta e egër në Mallacoota është frymëzuese,” tha Dr Leanne Wicker.

Ai po punon së bashku me infermierin veterinar Evie Tochterman në Qendrën e Kontrollit të Incidenteve të krijuar nga qeveria në Victoria./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne