“Ju meritoni dënim”, Vangjush Dakon e zë ‘mallkimi’ i Ardi Daullxhiut (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, është një ndër figurat më të akuzuara të momentit për lidhje me botën e krimit dhe blerjen e votave.

Vangjush Dako rezulton në disa përgjime të publikuara nga e përditshmja gjermane BILD, teksa komunikon me Astrit Avdylin, e njohur ndryshe si kapobanda e Shijakut.

Por si duket Dakon e kanë zënë mallkimet e Ardi Daullxhiut, i njohur ndryshe si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”.

Më 10 janar 2014, Dako u përball në emision live me Ardi Daullxhiun, i cili i kërkoi që t’i jepte leje për ndërtimin e një shtese për banesë, pasi jetonte në një dhomë me nënën dhe motrën. Sipas tij, kjo gjendje kishte ndikuar që ta linin disa gra, e kësisoj tashmë krëkonte ndihmë nga Bashkia. Dako do të shprehej asokohe që nuk mund të bënte gjë, pasi ajo ishte tokë shtetërore e jo private, ndërsa Ardi do t’i dedikonte një poezi, në vargjet e të cilës do të kishte edhe një mallkim.

“Zotin u lej atyre që më tallin mua
Unë ata njerëz nuk i dua
E keni shumë gabim
Ju meritoni dënim”, thuhej në vargjet e fundit të poezisë së shkruar nga Ardi Daullxhiu.

Poezia e plotë:

Përse më bën të vuaj
O Vangjush me mua mos luaj
Një strehë të lutem unë dua
Këtë dëshirë të lutem ma plotësi mua.

Shumë ftohtë unë kam aty ku jetoj
natën unë i vetmuar vajtoj
këtë strehë të ma ndërtosh
nga ankthi i madh të më lirosh.  

Jam person i vuajtur në jetë
fatin tim askush të mos ta ketë

O Arjan faleminderit që më lejon të vij
hallin tim mos ta ketë rris asnjë njeri
Jam njeri i Zotit si të gjithë të tjerët
Oh të shkretnit ne të mjerët

Strehën unë akoma nuk e kam ndërtuar
Vangjush Dako nuk ma ka dhënë
Të lutem më ndihmoni mua
Një strehë sa për të futur kokën unë dua

I falënderoj atyre që më kanë ndihmuar
dhe Zoti ua shpërbleftë që më kanë respektuar

Zotin u lej atyre që më tallin mua
Unë ata njerëz nuk i dua
E keni shumë gabim
Ju meritoni dënim!

Poezinë mund ta ndiqni nga minuta e 59-të

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne