Rajoni Shqiperia

Juncker: T’i integrojmë shtetet e Ballkanit në BE, për të shmangur konflikte

Shefi i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker deklaroi se integrimi i shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian mund të jetë një hap i domosdoshëm për të shmangur konfliktet në rajon.

Juncker i tha Deutsche Welles se pranimi i ish-shteteve jugosllave në BE mund të ndihmojë në parandalimin e nisjes së një konflikt të ri.

“Njerëzit në BE duhet të bëhen të vetëdijshëm se Ballkani është në pragun e tyre”, tha Juncker. “Lufta ndodhi atje në vitet 1990: pa premtimin e pranimit të tyre në BE, ne mund të shihnim shumë lehtë një përsëritje të konfliktit”.

E për këtë deklaratë të Juncker ka shkruar edhe mediumi britanik “Express.co.uk”, i cili i ka cilësuar shokuese deklarimet e presidentit të Komisionit Evropian.

Kontestet gjeografike mbeten një çështje e pazgjidhur në Ballkan, si trashëgimi e së kaluarës së këtij rajoni.

OPINIONE

INTERVISTA