Kabllogrami izraelit konfirmon kordinimin Izrael-Arabi Saudite për të provokuar luftë

Herët në mëngjes, televizioni izraelit Channel 10 publikoi një kabllogram diplomatik që u ishte dërguar të gjithë ambasadorëve izraelitë në mbarë botën lidhur me ngjarjet kaotike që u zhvilluan gjatë fundjavës në Liban dhe Arabinë Saudite, ngjarje të cilat filluan me dorëheqjen e papritur të kryeministrit libanez Saad Hariri pasi u thirr në Rijad nga mbështetësit e tij sauditë dhe çoi në njoftonin nga Saudia se Libani i kishte “shpallur luftë” mbretërisë.

Kabllogrami i klasifikuar i amabsadës i shkruar në hebraisht, përbën provën e parë formale që vërteton se sauditët dhe izraelitët po koordinohen qëllimisht bashkë për të përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme.

Kabllogrami i klasifikuar tregon këtë gjë:

Të dielën, menjëherë pas dorëheqjes tronditëse të kryeministrit libanez Hariri, Izraeli dërgoi një kabllogram në të gjitha ambasadat e saj me kërkesë që diplomatët e saj të bëjnë gjithshka të mundur për të shtuar presionin diplomatik kundër Hezbollahut dhe Iranit.
Kabllogrami kërkoi mbështetje për luftën e Arabisë Saudite kundër Huthëve në Jemen që mbështeten nga Irani.
Kabllogrami theksoi se Irani ishte i angazhuar në “destabilizimin rajonal”.
Diplomatëve izraelitë u kërkohej që të bënin ç’është e mundur që “zyrtarët më të lartë” brenda vendeve pritëse të përpiqen që të dëbojnë Hezbollahun nga qeveria dhe politika libaneze.

Siç dihet tashmë, kauza e përbashkët saudite dhe izraelite kundër ndikimit dhe zgjerimit iranian të perceptuar në vende si Siria, Liban dhe së fundmi në Irak ka çuar armiqtë historikë drejt një rrugë pragmatike të bashkëpunimit të pashprehur pasi të dy duket se kanë vendosur që të shkërmoqin të ashtuquajturën “gjysmëhënën shite”, si qëllim i tyre kryesor i politikës në rajon. Për Izraelin, Hezbollahu ka qenë prej kohësh armiku më i madh që udhëheqësit izraelitë e shohin si një zgjatje të pranisë territoriale të Iranit në kufirin verior të shtetit hebraik.

Gazetari izraelit i cili siguroi këtë dokument është Barak Ravid, korrespondent i lartë diplomatik për Channel 10 News. Ravid njoftoi dje në Twitter:

Publikova në channel 10 një kabllogram që u dërgohej diplomatëve izraelitë me kërkesën për të lobuar për saudët/ Haririn dhe kundër Hezbollahut. Kabllogrami u dërgua nga MIPJ-ja në Jerusalem [Ministria izraelite a Punëve të Jashtme] për të gjitha ambasadat e Izraelite që të jenë në linjë me Saudinë lidhur me dorëheqjen e Haririt.
Diplomatët izraelitë u udhëzuan të manovrojnë me qeveritë pritëse mbi situatën politike në Liban – një veprim shumë i rrallë.
Kabllogrami thoshte: “Duhet të theksoni se dorëheqja e Haririt tregon se sa të rrezikshëm janë Irani dhe Hezbollahu për sigurinë e Libanit”.
“Dorëheqja e Haririt dëshmon gabim argumentin se pjesëmarrja e Hezbollahut në qeveri stabilizon Libanin,” shtoi kabllogrami.
Kabllogrami instruktonte diplomatët izraelitë për të mbështetur Arabinë Saudite në luftën e saj me Huthët në Jemen. Kabllogrami gjithashtu theksoi se: “Nisja e raketave nga Huthët drejt Rijadit bën thirrje për të aplikuar më shumë presion ndaj Iranit dhe Hezbollahut”.

Më poshtë është një përkthim i përafërt i kabllogramit të klasifikuar i ambasadës izraelite i përkëthyer me Google Translate sic u publikua nga televizioni Channel 10 News:

“Drejtuar drejtorit të përgjithshëm: Ju kërkohet që të kontaktoni urgjentisht Ministrinë e Jashtme dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë [të vendit pritës] dhe të theksoni se dorëheqja e Al-Haririt dhe komentet e tij mbi arsyet që e detyruan atë të japë dorëheqjen pasqyron qartë natyrën shkatërruese të Iranit dhe Hezbollahut dhe rrezikun e tyre për stabilitetin e Libanit dhe vendeve të rajonit.

Dorëheqja e Al-Haririt dëshmon se argumenti ndërkombëtar që përfshirja e Hezbollahut në qeveri është një recetë për stabilitetin e vendit, në thelb është e gabuar. Ky unitet artificial krijon paralizë dhe paaftësi të pushteteve sovrane lokale për të marrë vendime që i shërbejnë interesit të tyre kombëtar. Kjo i kthen ata në pengje nën kërcënimin fizik dhe i detyron të nxisin interesat e një fuqie të huaj, Iranit, madje edhe nëse kjo mund të rrezikojë sigurinë e vendit të tyre.

Ngjarjet në Liban dhe nisja e një rakete balistike nga nënshkruesit e marrëveshjes së Rijadit kërkon presion në rritje ndaj Iranit dhe Hezbollahut në një sërë çështjesh, që nga prodhimi i raketave balistike deri në destabilizimin rajonal”.

Kështu që ndërsa gjërat gjithnjë e më shumë po nxehen në Lindjen e Mesme, duket se aleanca e volitëshme anti- iraniane dhe anti-Shite midis sauditëve dhe izraelitëve e ka vendosur Libanin në një udhëkryq të një lufte tjetër Izrael-Hezbollah. Gjithashtu edhe lufta në Jemen do të vazhdojë të përshkallëzohet, ndoshta edhe me mbështetjen politike gjithnjë e më të madhe të Izraelit. Sipas komentit në Channel 10, “Në kabllogram, ambasadorëve izraelitë u kërkohej gjithashtu të përcjellin një mesazh të pazakontë të mbështetjes për Arabinë Saudite në luftën në të cilën është përfshirë në Jemen kundër rebelëve të mbështetur nga Irani”.

E gjithë kjo po ndodh ndoshta jo rastësisht, në momentin kur ISIS është në prag të asgjësimit të plotë (pjesërisht nga duart e Hezbollahut) dhe si Izraeli edhe Arabia Saudite po tregojnë kohët e fundit gjithnjë e më shumë “vijat e kuqe” në lidhje me perceptimin e influencës iraniane në rajon, si dhe pëlqimin dhe popullaritetin e gjerë të Hezbollahut brenda Libanit.

Ajo që ka shqetësuar si Izraelin dhe Saudinë është fakti se lufta siriane e ka forcuar Hezbollahun dhe nuk e ka dobësuar atë. Tani ne kemi dëshmi të pakundërshtueshme që tregojnë se Izraeli pa zhurmë po formalizon aleancën e tij të pazakontë me Arabinë Saudite dhe princin e saj të uritur shumë për pushtet, Mohammed bin Salman./ Gazeta Imapkt

 

burimi:southfront

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne