Kafeja në Rotterdam të ofron jo vetem shijen e kafes turke por edhe selfie

Përgatitja e kafesë, pijes së preferuar të nxehtë, shumë njerëzve në mbarë botën, çdo ditë u bëhet një sfidë gjithnjë e më e madhe, e cila kërkon mënyra për të impresionuar mysafirët e tyre.

Kështu, kafja në Roterdam të Holandës ofron “selfieccino”, kapuçino në të cilin është fotografia e selfies.

Pronarja e kafenesë, turkja Ahu Yasik Doganer, e lindur në Holandë, tregon se mysafirët e tyre vijnë nga të gjitha pjesët e Holandës për të provuar selfieccino, me të cilën shijojnë pamjen dhe shijen.

“Gjithmonë kemi ëndërruar të hapim një kafene. Vitin e kaluar gjatë pushimeve në Singapor vizituam një kafene që ofronte selfiecchino, e cila ishte shumë interesante për ne. Më parë diçka të tillë kisha parë vetëm në rrjetet sociale”, tha Doganer.

Ajo shtoi se që atëherë e kishte kuptuar se diçka të tillë duhet të ofrohet në Holandë, kurse rreth idesë ka punuar me bashkëshortin dhe motrën e saj.

Ajo shpjegoi se mysafirët që porosisin selfieccino mund të bëjnë selfie përmes aplikacionit ose të dërgojnë ndonjë foto ose logo. Pas kësaj, aparati i kafesë printon foton që dërgohet përmes aplikacionit.

“Selfieccino, për herë të parë në Evropë është ofruar në një kafene në Londër, kurse ne jemi të dytët që ofrojmë një shërbim të tillë. Ajo që për ne ishte e rëndësishme, ishte të jemi të parët në vend dhe jemi të lumtur që ishim të suksesshëm rreth kësaj”, shtoi ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne