Kalendari historik, 29 maj

29 maj 1453… Me ngadhënjimin e Stambollit nga Sulltani osman, Fatih Mehmet Ngadhënjimtari mori fund edhe Perandoria bizantine (Roma Lindore). Ngadhënjimi i Stambollit solli fundin e Epokës Mesjetare.

29 maj 1914… Anija kanadeze e pasagjerëve “RMS Empress of Ireland” u fundos në Gjirin Shën-Laurencë, 1024 pasagjerë u mbytën.

29 maj 1936… Në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë u miratua ligji i flamurit turk.

29 maj 1953… Alpinisti nga Zelanda e Re, Edmund Hillary me Tenzing Norgay (Sherpa Tenzing) nga Nepali u bënë njerëzit e parë që janë ngjitur në Everest.

29 maj 1985… Fatkeqësia e Heysel-it: Si pasojë e ngjarjeve që ndodhën në Stadiumin Heysel të Belgjikës në ndeshjen finale të Kupës Evropiane të Futbollit ndërmjet Liverpoolit dhe Juventusit, 39 persona vdiqën, ndërsa 350 të tjerë u plagosën.

29 maj 1988… Përfundoi ura “Fatih Sultan Mehmet” mbi Ngushticën e Bosforit në Stamboll.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne