Bota

Kalin: Ballkani, gjithmonë parësor për Turqinë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tërhoqi vëmendjen në punimet ekonomike, politike dhe kulturore që Turqia vazhdon në Ballkan.

Në artikullin e tij për gazetën Daily Sabah, Kallën u shpreh në lidhje me politikën e Turqisë në Ballkan dhe duke paralajmëruar në lidhje me organizatën terroriste gyleniste struktura paralele në shtet FETO/PDY, Kallën shkruan: “FETO përbën një kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për vendet e Ballkanit. FETO ka dëmtuar fenë po aq sa DAESH-i”.

Duke bërë të ditur se Turqia investon në të gjitha vendet e Ballkanit pa bërë diferencim në lidhje me identitetet etnike ose fetare, Ai shkroi:” Qeveria turke, bankat shtetërore, kompanitë private dhe organizatat joqeveritare po kryejnë qindra projekte në të gjithë Ballkanin dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Turqia eksporton bagëti nga Bosnjë-Hercegovina për të ndihmuar fermerët dhe ata që merren me bagëti. Autostrada Sarajevë-Beograd do të ndërtohet nga kompanitë turke dhe do të shërbejë si një “rrugë paqeje” në Ballkan”.

Vizionin e Turqisë për Ballkanin Kallën e përkufizoi me tre kapituj; stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe zhvillim kulturor.

Ai nënvizoi se Turqia ka mbështetur të gjitha iniciativat për të mbajtur Ballkanin politikisht të sigurt.

“Turqia trajnon forcat e sigurisë së disa vendeve të Ballkanit dhe ofron mbështetje për nevojat e tyre. Turqia mbështet procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE të vendeve të Ballkanit. Stabiliteti politik i rajonit është me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Evropën por edhe për tërë botën” shkroi Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën në artikullin e tij për gazetën Daily Sabah./ trt

OPINIONE