Kalin dënon ashpër ligjin kontrovers të Izraelit: E pamundur të pranohet ky hap racist

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, dënoi ashpër ligjin e miratuar të enjten në Parlamentin izraelit (Knesset), ligj ky që e përkufizon Izraelin si shtetkomb hebre.

“Është e pamundur të pranohet ky hap racist, i cili tregon përpjekjet për fshirjen e popullit palestinez nga atdheu i tyre jo vetëm në mënyrë fizike, por edhe ligjore”, tha Kalin.

Ai shtoi se Turqia i kundërshton përpjekjet e qeverisë izraelite për krijimin e një shteti të aparteidit dhe formimin e vendbanimeve të reja ilegale, të cilat synojnë largimin sistematik të palestinezëve.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë kundër kësaj padrejtësie të kryer para syve të gjithë botës”, theksoi zëdhënësi i Presidencës turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne