Kamioni kaloi nga Shqipëria, flet ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Konfiskuam vetëm një kilogram kokainë

Ministri teknik për Punë të Brendshme i Maqedonisë, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Sarajit është konfiskuar vetëm një kilogram kokainë.

Aktualisht janë arrestuar katër persona të cilët janë ndaluar, e konkretisht J.K drejtuesi i kamionit dhe S.E pronar i kompanisë si dhe dy punonjës tjerë të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në depo, shtetasit R.E dhe J.I.

Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar, në të cilin janë përfshirë edhe vendet e tjera.

“Personat që janë arrestuar, unë i përmenda.

Në rast se gjatë hetimit del që edhe persona të tjerë dhe kompani të tjera janë të përfshira, atëherë hetimi do të zgjerohet.

Në shtetin tonë është konfiskuar vetëm një kilogram, sasia tjetër është në shtet tjetër, bëhet fjalë për një sasi të madhe por nuk mund ta them për të mos dëmtuar hetimin. Ditët në vijim do të mësoni detaje të reja për kokainën”, tha Çulev.

“Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtarë. Kaq mund të them për këto 12 orë.

Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev./ Alsat


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne