Kancer në vezore/ Gjykata urdhëron kompaninë Johnson & Johnson të paguajë 4.7 miliardë $ dëmshpërblim

Johnson & Johnson ishte në dijeni të faktit se produktet e tyre përmbanin asbest dhe nuk i paralajmëroi konsumatorët, thotë avokati Mark Lanier. Kompania është paditur nga më shumë se 9000 gra që pretendojnë se pudra e kësaj kompanie ka kontribuar në sëmundjet e tyre. 6 nga 22 paditëset kanë vdekur nga kanceri në vezore.

Gjykata në Saint Louis dëmshpërbleu shumën e 4.7 miliardë dollarëve  22 grave dhe familjeve të tyre pasi ato dëshmuan se asbesti i gjendur në pudrën talk të markës Johnson & Johnson, ishte shkaktari kryesor në kancerin e vezoreve nga i cili ato vuajnë.

Johnson & Johnson e quajti verdiktin rezultat i një procesi të padrejtë për shkak se gjykata lejoi padinë e grave edhe pse shumica prej tyre nuk ishin rezidente të shtetit të Missourit dhe tha se do të apelojnë vendimin. Zëdhënesja e kompanisë u shpreh se ” Johnson & Johnson beson se produktet nuk përmbajnë asbest dhe nuk shkaktojnë kancer në vezore dhe ne do të ndjekim gjithë procesin në apel”.

Një prej të prekurave nga kanceri, 73- vjeçarja Ingham tha se u diagnostikua nga kanceri i shkallës së tretë në vitin 1985 dhe më pas iu nënshtrua trajtimit të kimioterapisë, operacioneve dhe ilaçeve. Një vit më pas asaj iu zhdukën të gjithë shenjat e kancerit. Ingham, e cila ka përdorur pudrën talk për dekada me rradhë, tha se iu bashkua paditësve sepse beson se nënat dhe gratë që përdorin pudër talk duhet të dinë se cfarë mund të shkaktojë ajo. “Sidomos nënat duhet të dinë sepse e përdorin tek fëmijët e tyre.”/Daily Mail

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne