“Kanë ulur zverkun nën këmbët e Edi Ramës”, Arta Dade për zgjedhjet: Socialistët pranuan eliminimin e garës

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e njohur si një nga kritiket e “vijës së parë” të kryeministrit Edi Rama, ka komentuar me nota të theksuara negative zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Dade e ka cilësuar procesin e djeshëm të votimeve si pjesë të praktikave dhe të veseve të sjella në PS nga “Edi Rama dhe Rilindja”, duke shprehur keqardhjen për transformimin e forcës politike ku ka shërbyer në poste kyçe përgjatë tri dekadave demokraci.

Ish-kryediplomatja thekson se “grupimi” ku ajo dhe të tjera figura historike të PS-së bëjnë pjesë, nuk ka lidhje me asgjë që trupëzohet tek Rama. “Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit. Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine. Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama”, është shprehur Dade gjatë shkëmbimit të opinioneve në Këshillin e Ambasadorëve./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne