Kapet me mijëra euro të falsifikuara, policia italiane arreston 42-vjeçarin nga Elbasani

Policia e Chieti-t ka arrestuar një shqiptar 42-vjeçar nga Elbasani për posedim të kartëmonedhave të rreme.

42-vjeçari, me iniciale R.C., fillimisht u dyshua se mbante drogë por pas kontrolleve me vetë iu gjetën para të falsifikuara dhe të realizuara mirë.

Nga kontrolli i kryer në shtëpitë e tij Montesilvano (Pescara) iu gjetën 143 kartmonedha njëzetëshe me vlerë 2880 euro dhe 4400 euro të vërteta, të cilat dyshohet se i ka kryer si rezultat i aktiviteteve të paligjshme.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne