Katari mohon raportin për deportimin e punëtorëve

Katari ka hedhur poshtë raportin e Amnesty International (AI) lidhur me pretendimet se shteti i pasur me naftë i Gjirit ka dëbuar dhjetëra punëtorë emigrantë nën pretekstin e masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Zyrtarët thanë se gjatë inspektimeve rutinore këta punëtorë u gjetën të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe ilegale dhe kështu u internuan, sipas një deklarate nga Zyra e Komunikimeve e vendit të enjten.

Të mërkurën, Amnesty International theksoi: “Autoritetet e Katarit paketuan dhe dëbuan dhjetëra punëtorë migrantë pasi u thanë atyre se po merreshin për t’u testuar për COVID-19”.

Deklarata e qeverisë vazhdoi të akuzojë mbrojtësit e të drejtave për mos njohjen e masave të marra nga autoritetet për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Që prej fillimit të pandemisë globale të koronavirusit, Amnesty International i ka kushtuar kohë dhe burime jo proporcionale për të bërë akuza të pabaza ndaj Katarit”, shtoi deklarata.

Katari tha se “trajton të gjithë të arrestuarit ose ndaluarit në vendin tonë me respekt, dinjitet në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Deri më tani, Katari ka raportuar shtatë vdekje nga sëmundja COVID-19 dhe 4,103 raste të infektuara./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne