Bota Historia

Katari nxjerr dokumente kompromentuese për Mbretin Abdulaziz, përgjigjet ashpër Riadi

Biblioteka Kombëtare Katar ka publikuar disa dokumente që kanë sjellë pështjellime në Riad si dhe në krejt opinionin publik arab.

Në këto dokumente tregohet korespondenca e qeverisë britanike dhe Mbretit të parë të Arabisë Saudite, Abdulaziz, i njohur edhe si Ibn Saud, ku theksohet se mbreti arab ka marrë para nga zyrtarët britanikë.

Dokumentet përmbanin korrespondencën midis mbretit Abdulaziz dhe zyrtarëve britanikë për Lindjen e Mesme, përfshirë Komisionerin e Lartë të Londrës për Egjiptin dhe Irak.

Kryeredaktori i gazetës Al-Arab, Abdullah Bin Hamad Al Azbah, gazetë që publikoi dokumentet, pretendoi se mbreti ka pranuar rryshfet nga Britania.

Ndërkaq, Fondacioni Mbreti Abdulaziz për Kërkime dhe Arkiva ka kundërshtuar lajmin duke thënë se nuk bëhet fjalë për rryshfet, pasi Katari në atë kohë i përkiste Mbretërisë Saudite.

Sipas Fondacionit, dokumenti në fjalë me titull “Çështjet e Nexhdit” përfshin “pagesat përfundimtare” që i janë bërë Mbretit Abdulaziz si pjesë e subvencionit.

Biblioteka Kombëtare e Katarit njoftoi se dokumentet i ka marrë nga Biblioteka Britanike.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë prerë marrëdhëniet diplomatike dhe të transportit me Katarin më 5 qershor, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit, një akuzë e cila mohohet Doha.

Gjithashtu është vendosur një bojkot për prodhimet e Katarit si dhe është ndaluar eksporti në këtë vend. Katari importon 90% e ushqimeve të tij nga Arabisa Saudite apo nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /tesheshi.com

OPINIONE