Katari: Për shkak të kufizimeve saudite qytetarët katariot nuk do të kryejnë Haxhin

Saud Al Kahtani, këshilltar ligjor i mbretit të Arabisë Saudite, qeverinë e Katarit e ka bërë fajtore për moskryerjen e ceremonisë së Haxhit të qytetarëve katariot gjatë këtij viti.

Ndërkaq, Komiteti kombëtar për të drejtat e njeriut në Katar, duke thënë se Arabia Saudite duke krijuar pengesa për pelegrinët katariot që dëshirojnë të kryejnë Haxhin, ka paralajmëruar se nëse nuk eliminohen këto pengesa do të ankohen në OKB. Veprime të tilla krijojnë barriera për pelegrinët katariot të cilat janë vazhdimësi e sulmeve të mediave për të parandaluar shkëmbimin e parave të Katarit në Arabinë Saudite, që paraqet një sfidë tjetër e cila është e motivuar politikisht dhe sipas fesë islame, gjëra të tilla nuk duhet të pengojnë kryerjen e Haxhit nga pelegrinët myslimanë dhe sipas Katarit, masa të tilla synojnë shtimin e presioneve politike të Arabisë Saudite kundër këtij vendi. Riadi zyrtar deklaroi se ka ndërprerë marrëdhëniet e tij me Katarin për ta mbrojtur Arabinë Saudite përball terrorizmit. Arabia Saudite gjithashtu, ka mbyllur kufijtë e saj detar, tokësor dhe ajror me Katarin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne