Katari reagon ndaj vetos amerikane për p/rezolutën e Jerusalemit

Katari deklaroi se e ka pritur me keqardhje mospranimin e projektrezolutës së paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Jerusalemin dhe se mbështet dërgimin e saj për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Katarit thuhet se miratimi i p/rezolutës për Jerusalemin nga 14 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga 15 që ka gjithsej, tregon se shoqëria ndërkombëtare është kundër çdo lloj praktike që do të dëmtonte statusin historik dhe fetar të Jerusalemit.

Përmes kësaj deklarate Katari bën të ditur se mbështet dërgimin e p/rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas vetos së Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin në mbështetje të kauzës dhe popullit palestinez./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne