Katari synon të blejë sistemet ruse S-400 dhe Pantsir-S

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit do të takohet në Moskë me Ministrin rus të Mbrojtjes, i cili do të prezantojë sistemet më të avancuara të mbrojtjes anti-ajrore, njofton Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Fars.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka postuar në faqen e saj të internetit një komunikatë ku thuhet se ministri i Mbrojtjes i Katarit, Khaled bin Muhamed Al-Atije, do të takohet me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Sajti i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë shkruan se gjenerali Shoigu planifikon t’i prezantojë delegacionit të Katarit aftësitë e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 dhe Pantsir-S. Sipas ministrit rus të mbrojtjes, pjesëmarrja e Katarit në zhvillimin e marrëdhënieve mes forcave të armatosura ruse dhe forcimi i marrëdhënieve më të ngushta midis Rusisë dhe Katarit në luftën kundër terrorizmit do të jetë e dobishme, sepse Katari luan një rol të rëndësishëm në botën arabe. Khalid bin Muhamed al-Atije, nga ana e tij, tha se Katari ka në plan të marrë teknologjinë ruse për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Duke iu referuar çështjes siriane, Ministri i Jashtëm i Katarit theksoi se Katari nuk është i gatshëm të jetë prezent në Siri. Në të njëjtën kohë, Doha mbështet nismën e Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë për të vendosur paqen dhe sigurinë në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne