Shqiperia

Katoliku Pjetri vret katolikun M. P. per nje vije uji ne Shkoder

Zbardhet më tej ngjarja e ndodhur këtë paradite në Shkodër ku mbeti i plagosur një person.

50-vjecari Mëhill Pali i cili mbeti i plagosur pas një konflikti në zonën e quajtur ‘Fushë e Cukalit’ ka ndërruar jetë ndërsa është arrestuar edhe autori i ngjarjes.

Pjetër Pjeti ka pranuar autorësinë e ngjarjes teksa mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për ujin vaditës.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi M.P, i cili humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë.

Arrestohet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ju informojmë se:

Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore.

Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:

Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.

Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës.

Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës./Shqiptarja

OPINIONE