“Kemi fuqi të mjaftueshme për të prishur Planin e shekullit”

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islamik në Palestinë, Ziyad Al-Nakhaleh thotë se ata kanë fuqinë e mjaftueshme për të prishur planin e “Marrëveshjes së Shekullit” të cilën SHBA-ja ia ka imponuar Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim pas takimit me delegacionin e dijetarëve palestinezë në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, Nakhaleh tha se do të kundërshtojnë me vendosmëri planin e “Marrëveshjes së Shekullit”. Ai tha se “Rezistenca palestineze ka fuqinë e mjaftueshme për të prishur planin e Marrëveshjes së Shekullit”.

Nakhaleh thekson se ata janë të gatshëm të mbrojnë Palestinën me të gjitha vendet e saj të shenjta dhe se duhet bërë çdo përpjekje për të sjellë së bashku të gjithë elementët palestinezë.

Gjithashtu Nakhaleh ka njoftuar se po tregojnë përpjekje në shumë çështje kryesisht kundër valës së normalizmit me Izraelin i cili shtrembëron, kryesisht të vërtetat historike dhe ato fetare.

“Marrëveshja e Shekullit”

Plani i “Marrëveshjes së Shekullit” i ofruar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për zgjidhjen e çështjes izraelito-palestineze i cili është pranuar nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Egjipti, parashikon marrjen e një pjese të territoreve të Sinait për krijimin e shtetit të Palestinës.

Ndërsa sipas një pretendimi tjetër plani përfshin pika kundër palestinezëve ku parashikohet që Kudsi t’i lihet plotësisht Izraelit dhe vazhdimin e pranisë së një pjese të madhe të njësive të vendbanimeve të jashtëligjshme hebreje në Bregun Perëndimor.

Në plan thuhet se nuk përfshihet çështja e së drejtës për rikthimin e rreth 6 milionë refugjatëve palestinezë të zhvendosur nga Izraeli dhe se janë propozuar disa ndihma monetare për palën palestineze si dhe formimin e kryeqytetit në një nga lagjet e jashtme të Kudsit.

Një javë më parë në shtypin izraelit u publikuan nenet jo-zyrtare të planit të “Marrëveshjes së Shekullit” për të cilën pritet që presidenti amerikan Trump ta njoftojë së shpejti për zgjidhjen e çështjes izraelito-palestineze. Detajet e planit i cili është mbështetur edhe nga Arabia Saudite, EBA-të dhe Egjipti pritet të njoftohet në qershor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne