Kërcënimet e ish terroristëve të MEK-ut nuk na frikësojnë

Nga GJERGJI THANASI

Në median online “Iran Probe” të Kultit Rajavi, në faqen e parë janë ripublikuar kërcënimet e rradhës kundra meje dhe z. Olsi Jazexhiu. Meqenëse tashmë është bërë dicka rutinë lehjet kundra hënës të këtyre ish terroristëve (Muxhahedinët iranianë në Manzë), po ua shpjegoj në mënyrë të detajuar, që shpifjet, kërcënimet e Kultit Rajavi e sidomos thirrjet patetike të tyre, që Qeveria Rama të marrë masa penale kundra meje dhe z. Jazexhiu, kanë zero efekt! Ama realisht zero efekt!

Në këtë link është artikulli me shpifje dhe kërcënime kundra meje dhe z. Jazexhiu. Lexuesit, që dinë anglisht mund ta lexojnë për kërshëri pacavuren e rradhës të Kultit Rajavi. Linku:

 

https://iranprobe.com/collaborators-of-demonization-and-terrorism-campaign-of-iranian-regime-in-albania/

Kujtesë për ish terroristët e Manzës:

1-Ish terroristë të mjerë as unë dhe as z. Jazexhi nuk jemi pjesë e një fushate demonizuese e terrorizuese ndaj Kultit Rajavi, për të vetmen arësye, që nuk mund të bësh demonizim të mëtejshëm të një kulti, që I ka duart të lyera deri në bërryl me gjak iranianësh,  kurdësh, irakenësh e madje edhe civilësh e ushtarakësh amerikanë. Kulti juaj o Rajavi u bashkua meSadam Husejnin,  armikun e popullit iranian (jo thjesht me armikun e mullahëve të Teheranit). Për hesap të diktatorit kriminel Sadam, Kulti juaj sulmoi me armë në dorë me tanke, topa e katjushka Atdheun, iranian. Bashkëatdhetarë shqiptarë, imagjinoni një organizatë, që të pretendojë të sjellë lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, por të ketë sulmuar Atdheun, Shqipërinë me armë në dorë në bashkëpunim me kasapin Milloshevic!?!?!? Kjo është organizata MEK. Pasha Krishtin cfarë mund tu demonizohet më shumë këtyre batakcinjëve dhe hipokritëve të ndyrë, që në bashkëpunim me dhe për hesap të armikut të Atdheut sulmojnë Atdheun e vet?!?!??! Iranianët nuk kanë nevojë për fjalët e mija, që t’i urrejnë tradhëtarët durpërgjakur të Atdheut të vet. Për mua nuk ka rëndësi Irani! Për mua ka rëndësi Shqipëria! Për mua ka rëndësi, që segmente kuislinge të pushtetit dhe opozitës po e shndërrojnë Atdheun tim në “kosh plehrash”, ku bota hedh “plehëra” njerëzore si puna e MEK-ut!

2- Ish terroristë të mjerë të Organizatës MEK, ju lutem shumë kthjellohuni dhe kuptoni, që Shqipëria e kryeministrit Edi Rama nuk është Iraku i diktatorit Sadam Husejn. Shqipëria sundohet nga një regjim hibrid, por në Atdheun tim ende po të jesh trim dhe pak inteligjent e sfidon suksesshëm represionin e këtij regjimi hibrid! Ju ftoj o ish terroristë të mjerë që të vazhdoni të bëni thirrje ditë e natë, që Ministria e Drejtësisë dhe ajo e punëve të brendshme e Shqipërisë të veprojnë, me qëllim që të ma mbyllin gojën. Jeni të lirë të shikoni ëndërra në diell sa tu dojë xhani! Minsitria e Drejtësisë nuk u morr me mua edhe, kur unë u morra me ministren aktuale të drejtësisë dhe me ish ministrin e brendshëm, aktualisht deputetin Xhafa! Nuk ka as edhe shans teorik, që zj. Etilda, që nuk reagoi në rastin e parë, të plotësojë tekat e një plake të mjerë ish terroriste të pa Atdhe (apolide dhe apatride) si kjo Rajavi, shefja e Kultit MEK.

3- Drejtori i antiterrorit shqiptar ka dy vjet, që po mundohet të më fusë në burg dhe ka dështuar suksesshëm! Sa shanse ka ai të zbatojë urdhërat e një grupi ish terroristësh si emrat në fund të shkrimit (Shiko linkun e mësipërm). I ngrati drejtor dështoi të përdorte sukseshëm kundra meje edhe legjislacionin represiv me sebepin e luftës kundra pandemisë (ai denoncimi idiot për shkrimet dhe intervistat e mija, që përhapnin panik në rradhët e popullit shqiptar!). Me që jemi këtu, i siguroj MEK-sat e listës, që për një tas pilaf, një kofshe pule braziliane OMGJ e një gotë caj gratis kanë vënë emrat e tyre, se unë po investigoj për krimet e kryera nga secili prej tyre në Irak apo gjatë Operacionit “Mirsad”. Këta ish tërroristë duhet ta kuptojnë se vrasja e kurdëve sidomos e pleqve e kalamajve, shfarosja e irakenëve banorë në tokat kënetore afër Basrës po ashtu përbën krim kundra njerëzimit, jo thjesht një shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës. I premtoj secilit prej këtyre emrave të renditur poshtë artikullit, që po t’i kenë lyer duart me gjak, unë me ndihmën e kolegëve irakenë do tua dokumentoj krimet e kryera. Ish terroristët e MEK-ut duhet ta kupotjnë që edhe “Shroogs” irakenë janë qënie njerëzore. Jeta e tyre është po aq e shenjtë sa jeta e cdo njeriu në faqen e rruzullit tokësor. Mjer ata MEK-sa, që i kanë lyer duart me gjak. Drejtësia vonon, por nuk harron! Carl Sibentrit, oficeri politik i Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në vitin 1994 më ka mësuar se nuk ka drekë falas! MEK-sa të mjerë e duarpërgjakur nuk ka tasa me pilaf e gota me caj falas! Rajavi & Co ju përdorën si vegla, ndërsa ju do paguani cmimin e “drekës falas”!!!!

3- Urrejtja e popullit kundra Rama Regjimit po i afrohet pikës së vlimit, kështu që Gjenenral Leshi si ministër i brendshëm ka hallin e lëkurës së vet! Ai nuk ia ka ngenë qurravitjeve të një plakusheje ish terroriste të quajtur Rajavi. Gjeneral Leshi, ministri ynë i brendshëm ka hall, që në rast revolte popullore, amerikanët do ia cojnë “Sea Stallion” sic ia cuan Presidentit Marcos dhe gjeneralit Fabian Ver, apo do i varin kollaron Lesh gjeneralit të mjerë. Ish terroristja Rajavi, të jetë e sigurtë, që as Gjeneral Leshi, as ministreja Etilda nuk ia kanë ngenë të plotësojnë tekat e plakushes ish terroriste për mbyllje goje (me arrestim e pranga) të gazetarëve shqiptarë.

 

4- Tutorët (pimps) të ish terrorists Rajavi kanë halle të brendshme dhe nuk kanë as nge dhe as kohë të merren me ankesat e kërkesat e Kultit Rajavi. Fjala vjen:

 

Meqenëse Rajavi dhe mediat e saj mburren nga mëngjesi deri në darkë se i përkrah Amerika, se ambasadat amerikane në Evropë janë në shërbim të tyre etj etj, unë publikisht e sfidoj ish terroristen Rajavi të bëjë publike, qoftë edhe një fjalë pro Kultit MEK nga diploamtët në Tiranë, nga Madam Ambasadorja Kim e deri te Lance Corporal, që ruan postbllokun te Kompleksi “Rilindja Ridge”

Ftoj ish terroristen Rajavi të bëjë publike qoftë edhe 1 fjalë të vetme të diplomatëve izraelitë në Tiranë në favor të Kultit MEK! Maksimumi i përkrahjes nga Ylli i Davidit është ndonjë artikull me gjuhë të moderuar publikuar në gazetën “Jerusalem Post”,si ky në linkun në vazhdim:

https://www.jpost.com/middle-east/ëhats-behind-irans-terror-campaign-in-europe-649663

 

Unë besoj se ndryshoj cazë nga i ndjeri z. Kashogi, kolegu im i Gazetës “Washington Post”. Duke zbatuar thënien angleze: “His shipwreck my land mark”, unë e siguroj ish terroristen Rajavi se kurrë në asnjë rrethanë këmba ime nuk do shkeli në territorin e  Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, që të mos kem një fund të ngjashëm me të ndjerin Kashogi.

Ish terroristja Rajavi duhet të pijë caj kamomili dhe të qetësohet nga trutë, se asaj nuk i bëjnë fajde as kuislingët shqiptarë dhe as tutorët (pimps) internacionalë. Duke përdorur një eufemizëm të pranueshëm për një artikull gazetaresk unë e siguroj ish terroristen Rajavi, se ajo dhe gjynahqarët e MEK-ut thjesht mund të na hanë “edin” mua dhe z. Olsi Jazexhiu!/gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne