Kërkesat e fasoneve kundër falimentit, shpresa te grantet

Bizneset e fasoneve kanë kërkuar ndihmën e qeverisë për të shmangur falimentin. 5 ditë nga takimi me qeverinë, eksperti dhe përfaqësuesi shpreson se ndihmat e paketës së transformimit të industrisë, të aplikohen sa më parë. Që nga fillimi i vitit, 3000 punëtorë të ndërmarrjeve të materialeve porositëse, ose siç njihen gjerësisht me emrin ‘fasone’, kanë mbetur pa punë. Sipas sipërmarrësit Florjan Zekja, sektori ka humbur rreth 17% të fitimeve neto për shkak të rënies së euros dhe rritjen e kostove të prodhimit.

“Me të dhënat e fundit që kemi marrë javët e para të janarit kemi pasur një reduktim me diku 3 mijë veta. Situata është shumë dinamike pasi çdo gjë varet nga euro dhe nga shitjet në tregjet ndërkombëtare”, -tha Flori Zakja. Shoqata përfaqësuese e këtij biznesi, ka kërkuar ndihmën e qeverisë për të përballuar situatën. Ajo që synohet tashmë, është një transformim total të sektori për të përballuar luhatshmëritë e tregut rajonal dhe Europian, si dhe për të rritur vlerën e produktit “Made in Albania”, i cili deri më sot, konkurron vetëm për lirshmëri të çmimit.

“Paketa e manifakturës e cila u propozua nga shoqata jonë në 2021 dhe u aprovua nga qeveria por të themi të drejtën nuk u aplikua asnjëherë. Ky është një cikël I cili konsiston në një transformim të ndërmarrjeve tona nga fason të thjesht në cikël të plot apo made in Albania.”, -shtoi Zekja. Javën e kaluar, përfaqësues u sektorit u ulën në tavolinën e diskutimeve së bashku me kryeministrin Rama për të dakordësuar masat për suportin e këtij biznesi. “Kanë kaluar 5 ditë nga takimi. Që nga kjo javë do të filloj skanimi e biznesit të manifakturës deri tani për të parë se cilat janë ato biznese që e kanë filluar këtë modifikim”-theksoi ai. Ajo që është më emergjentja është garancia sovrane e cila qeveria pretendon të filloj aplikimin në muaj mars.

“Në qoftëse se këto [ndihma] nuk aplikohen është një rrezik I madh po ashtu edhe nëse vonohen sepse sa më shumë vonohen, efekti i këtyre masave vaniten dhe zbehet me kalimin e kohës.”. Shumë kompani të huaja porositëse tashmë kanë zhvendosur manifakturën nga Shqipëria në tregje më të lira si Egjipti apo Tunizia. Sipas të dhënave, tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, të cilat zënë rreth 29% të totalit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne