Bota Opinion

Këshilla për myslimanët perëndimorë për të vizituar Jerusalemin!

Nga Habib Ali al-Jifri

Kur vizitoni Jeruzalemin, shpirti juaj duhet të ketë një lidhje me vizitën – nëse kjo është atje, do të vijë fitorja.
Është i vetmi vend në tokë ku Allahu, i Lartësuar ka bashkuar mbi 124.000 profetë mbi të, përfshirë Ibrahimin, Musan, Isain dhe të zgjedhurin e krijimit të Allahut.
Është gjithashtu i vetmi vend në tokë që ka një portë dhe hapje nga bota më e ulët ndijore në sferat më të larta qiellore.

Kupola e Shkëmbit, e cila ka kupolën e famshme të artë, është atje ku Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) u ngjit në shtatë qiej,. Xhibrili u ndal dhe karakteri madhështor i Pejgamberit (paqja qoftë mbi të) shkoi përtej. Dhe përmes kësaj porte, Profeti (paqja qoftë mbi të) zbriti.
Kur zbriti, sapo këmbët e tij të bekuara prekën tokën – këmbët e bekuara të Profetit lanë një gjurmë në shkëmb. Kjo është arsyeja pse kur të hyni në Kupolën e Shkëmbit – do të gjeni një kornizë bronzi, dhe nën të është një hapësirë për të vënë dorën tuaj dhe nëpërmjet saj mund të ndjeni gjurmët e bekuara të Pejgamberit (paqja qoftë mbi të).
Kur shkoni në shpellë nën shkëmb dhe qëndroni në lutje, do të ndjeni se po luteni diku ku fryma juaj mund të kapërcejë trupin tuaj, të shpojë nëpër botën ndijore, të kalojë nëpër botët e sipërme nëpërmjet asaj porte. Shkoni dhe vizitoni murin burak. Aty ku Profeti Muhamed a.s la burakun e tij.
Kjo është ajo që fjalët mund të përshkruajnë kuptimet e vizitës së Jeruzalemit.
Sa për ndonjë gjë tjetër, e vetmja gjë që unë mund të them në përmbledhje për ju është: Shkoni në Jeruzalem!
Sa herë që shkoni në Haxh, Umre dhe vizitoni Pejgamberin (paqja qoftë mbi të), shkoni në Jeruzalem.
Shkoni në hotelet palestineze dhe hani në restorantin palestinez dhe blini nga tregtarët palestinezë, pasi që nga 50.000 e muslimanëve dhe myslimaneve, 70% e tyre jetojnë nën vijën e varfërisë. 40% prej tyre tani janë të detyruar të largohen nga qyteti për të shkuar në Bregun Perëndimor në mënyrë që të jenë në gjendje të fitojnë një kafshatë për të mbijetuar.

Kur njerëzit u ndalën së vizituari al-Aksan, kjo ndikoi në bizneset e tyre dhe në jetesën e tyre, e cila humbi thuajse krejtësisht.
Nxënësit e seminareve ekstremiste sioniste, nuk kalojnë një javë, por shkojnë në oborrin e xhamisë al Aksa dhe vallëzojn. Nëse oborri dhe xhamia al Aksa ishin të mbushura me njerëz që luten gjatë gjithë vitit, si në Mekë dhe Medinë, atëherë a mendoni se do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë? Po të ishte e mbushur me pelegrinë?
Pritet që nëse filloni të shkoni në numër të madh, herët a vonë ju mund të jeni të ndaluar. Por insistoni të shkoni. Kjo është e drejta juaj. Ngrini zërin tuaj dhe kërkoni të drejtën tuaj. Kur të shkoni, atëherë mos shkoni në gjendje agjitimi apo konflikti. Disa mund ta shohin këtë si një justifikim për t’ju penguar. Ajo që duhet të bëjmë është të mësojmë se si t’i rezistojmë tiranisë dhe shtypjes me atë që është në dorë.
Shkoni atje me zemrat tuaja, të lidhura me realitetin e vizitës. Këshilloni miqtë tuaj të krishterë që të vizitoin “Kishën e Ringjalljes” dhe “Bethlehemin” – ta bëni këtë një pikë të shpirtërores së përbashkët midis jush.
Ky do të jetë fillimi i ndryshimit, i cili madje do të fillojë të ndikojë në arenën politike.

Allahu na mundësoft të gjithëve mundësinë të falemi në xhamin el-Aksa