Khamenei: Përpjekjet e SHBA-së për bisedime vetëm një shfaqje

Lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se SHBA-ja me mbështetjen edhe të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) bëri përpjekje të zhvillojë një takim mes presidentit iranian Hassan Rouhani dhe presidentit amerikan Donald Trump, por që kjo është vetëm një “shfaqje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Khamenei në Teheran ka zhvilluar një takim me komandantët e ushtrisë së gardës revolucionare ku ka bërë edhe disa deklarata lidhur me sanskionet e SHBA-së.

Khamenei në fjalimin e tij ka mbrojtur idenë e tij se SHBA-ja beson se do ta detyrojë Iranin të zbutet duke rritur politikën e saj maksimale të presionit, por administrata e Washingtonit përballet me probleme të ndryshme.

Lidhur me përpjekjet për takimin Rouhani-Trump, Khamenei tha: “Amerikanët me mbështetjen dhe ndihmën e BE-së dëshironin të zhvillonin një takim me presidentin tonë. Këto përpjekje që mbetën pa rezultat janë vetëm një shfaqe dhe synojnë të japin mesazhin se Irani është mposhtur”.

Irani me “seriozitet dhe vendosmëri do të vazhdojë të ul angazhimet e tij në marrëveshjen bërthamore për të arritur rezultatin që dëshiron”, tha Khamenei duke vënë theksin se për këtë përgjegjës është Autoriteti i Energjisë Atomike dhe se qeveria duhet të zbatojë planin që ka njoftuar.

Ai pretendon se Trump ka pranuar se në rajon janë shpenzuar 7 trilionë dollarë dhe se përballë kësaj nuk është përfituar asgjë tjetër përveçse dëme dhe humbje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne