Kina i drejtohet Amerikës: Respektoni interesat e sigurisë së Pakistanit

Një anëtar i lartë i Këshillit të Qeverisë kineze, duke folur me Sekretarin amerikan të Shtetit, kërkoi respekt për integritetin territorial pakistanez dhe shqetësimet e sigurisë së Pakistanit.

“Uashingtoni duhet të respektojë rolin e Pakistanit në Afganistan si dhe shqetësimet e sigurisë së Islamabadit,” tha Yang Jia Chi, një anëtar i lartë i këshillit të qeverisë kineze në një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson. Kërkesa është një përgjigje ndaj deklaratave të para disa ditëve nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se nuk mund të heshtte më ndaj rolit të Pakistanit në strehimin e grupeve terroriste. Ky koment është bërë gjatë prezantimit të strategjisë së re të qeverisë së Uashingtonit për Afganistanin. Trump tha se qeveritë e Kabulit, Islamabadit dhe Nju Delhit duhet të angazhohen gjithnjë e më shumë për të punuar me NATO-n për t’i dhënë fund konfliktit 16-vjeçar në Afganistan. Megjithatë, ai kritikoi qeverinë pakistaneze dhe i atribuoi akuzat për mbështetjen e terrorizmit. Yang i tha Tillersonit se Pekini është i gatshëm të punojë me Uashingtonin për të arritur paqen dhe stabilitetin në Afganistan, por Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë integritetin dhe shqetësimet e sigurisë të Pakistanit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne