Kina vendos tarifa doganore kundër mallërave amerikane

Kina ka vendosur 75 miliard dollarë tarifa doganore kundër mallrave amerikane.

 Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Kina ka bërë të ditur se nëse Amerika shton me 10% tarifat e saj doganore kundër mallrave kineze me vlerë 300 miliard dollarë, Pekini me padyshim do të ndërmarrë masa reciproke. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës gjithashtu ka thënë se Pekini do tu përgjigjet masave doganore të Amerikës dhe shtoi se në luftën tregtare askush nuk është fitimtar dhe se Kina nuk e kërkon një luftë të tillë mirëpo me padyshim nuk frikësohet prej saj.

Presidenti Donald Trump sulmoi Kinën në Twitter të premten, duke thënë se ai do t’i përgjigjej shumë shpejt tarifave të vendosura nga Kina ndaj mallrave amerikane me vlerë prej 75 miliardë dollarësh. Kina njoftoi gjithashtu se do të rifillojë t’u vërë tarifën prej 25 për qind automjeteve amerikane, si shpagim ndaj planit të Presidentit Trump për të taksuar mallrat kineze duke filluar nga 1 shtatori.

Tarifat kineze për disa produkte amerikane do të hyjnë në fuqi më 1 shtator ndërsa të tjerat më 15 dhjetor. Në reagimin e tij, Presidenti Trump përsëriti argumentin se Amerika prej vitesh humbet trilionë dollarë në tregtinë me Kinën dhe mes të tjerash e ka lejuar Kinën të vjedhë pasurinë intelektuale amerikane. Ai tha se Kina synon të vazhdojë në këtë rrugë, por se ai nuk do ta lejojë këtë të ndodhë. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se “Ne nuk kemi nevojë për Kinën dhe do të ishim shumë më mirë pa të.”/parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne