Kjo eshte fotoja simbol e marreveshjes se 18 Majit 2017

Nga Gjergj Thanasi.

Në 18 maj 2017 dy ish kryebashkiakë të Tiranës të quajtur Lulzim dhe Edvin, pas dy takimeve konspirative kokë më kokë arritën një marrëveësshje, që do bënte diellin dhe shiun në politikën shqiptare. Politikanë VIP-a si edhe mjaft analistë, xhenerikë, pompistë sic shprehet Ismet Drishti dhanë lloj lloj karakterizimesh për këtë marrëveshje okulte, që me shumë gjasa vazhdon edhe sot, duke e shndërruar Shqipërinë teorikisht një vend demokratik, në një vend, që nuk ka opozitë funksionale dhe që nuk ka qeverisje funksionale, por thjesht sundim kapricioz të “Xheladin Beut” të Surrelit.

Modestisht u ofrojmë lexuesve gjykimn tonë, që thelbi i kësaj marrëveshje të 18 majit 2017 ngërthehet në këtë foto, që ilustron shkrimin tonë. E lëmë në cmimin e lexuesit për të përcaktuar cili nga dy personazhet është Edvini dhe cili është Lulzimi!

 

GJERGJ THANASI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne