Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka dhënë fakte interesante të emrave të profesorëve të parë në Kosovë, duke treguar se shumicën prej tyre i vranë komunistët.
Fjala është për profesorët e parë që kanë punuar në Kosovë prej vitit 1942 në gjimnaze, lice e shkolla normale.
Pavarësisht krimeve që kanë kryer komunistët shqiptarë e jugosllave, në Kosovë, vazhdon të ketë nisma për t’i nderuar ata. Pra, në këtë rast, vrasësit potencial të profesorëve të parë në Kosovë.
Postimi i plotë i profesor Berishës:
Profesorë që kanë punuar në Kosovë në vitin 1942 në gjimnaze, lice, shkolla normale, institute teknike-bujqësore, institute tregtare:
Profesorëve në Shkollën Normale të Prishtinës: Reuf Zajmi – zv. Drejtor. Profesorë:
Ibrahim Kelmendi, Zeqir Bajrami, Reshit Kashari, Ymer Berisha, Luigj Franja, Idriz Ajeti, Zef Shpami, Kol Parubi, Fejdum Beli, Vasil Toli, Eftimi Deri, Liko Todhe, Xhevdet Harbuli, Feto Dizdari, Adem Selimi, Dr. Zef Kakariqi.
Në Liceun e Prizrenit: Kol Margjini – Drejtor. Profesorë: Luk Cuni, Kol Gashi, Ferit Perolli, Lorenc Antoni, Hajrullah Morina, Mufid Shehu, Atdhe Sylejmani, Lazër Berisha.
Në Gjimanzit e Pejës: Rexhep Shpendi, Halil Agusholli, Xhemil Etëhemi, Mazëhar Begolli, Izet Bebeziqi, Nefize Kokoboko, Viktor Shulejezi.
Në Shkollën Normale: Sali Kolgeci – zv. Drejtor. Profesorë: Qamil Hoxha, Gjergj Martini, Zef Nekaj.
Ps. Shumica e këtyre intelekualëve u vranë nga komunistët jugosllavë ose emigruan në Evropë, SHBA e Australi.