Konfirmohen me koronavirus dy nënkryetarë të Bashkisë së Lezhës

Mes rasteve të reja të të infektuarve në 24 orët e fundit në vend, janë edhe dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës.

Ata mësohet se kanë rezultuar pozitiv në testin e tamponit për Covid-19.

Panorama raporton se dy nënkryetarët e Bashkisë janë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të vetë izoluar.

Ndërkohë Bashkia e Lezhës po vijon normalisht punën.

Ditën e shtunë, u mësua se kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda kishte rezultuar pozitiv me Covid-19./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne