Konjufca shkarkon ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkarkuar ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Konjufca përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se do të vendosë rregullin rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministri bashkë me Çitakun ka shkarkuar edhe 6 ambasadorë të tjerë me arsyetimin se atyre ju ka mbaruar mandati.

Postimi i plotë:

“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik :

Znj. Vlora Çitaku
Edon Cana
Lirim Grejçevci
Shpend Kallaba
Znj. Mimoza Ahmetaj
Ylber Hysa
Ramadan Avdiu

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne