Kontrata 100 miliardë dollarësh e Amerikës me Arabinë Saudite në prag të finalizimit

Një funksionar i lartë i Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mëngjes deklaroi se Amerika është në prag të finalizimit të disa kontratave me vlerë 100 miliardë dollarë për shitjen e armëve Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ky funksionar i Shtëpisë së Bardhë i cili bisedonte me Reuters në mënyrë anonime, ka thënë se shifra e këtyre kontratave gjatë dekadës së ardhshme mund të shkojë në mbi 300 miliardë dollarë. Ky funksionar amerikanë theksoi: “Ne jemi në fazat finale të një varg marrëveshjeve me Arabinë Saudite”. Nënshkrimi i këtyre kontratave pritet të bëhet gjatë vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress