Kosova dhe Mali i Zi do të lidhen me tunelin Pejë-Rozhajë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në Prishtinë delegacionin e Ministrisë së Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi. Pas takimit u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi për transport mes dy vendeve. Ishte ministri malazez Osman Nurkovic, i cili pas takimit së pari përmendi lidhjet e Mali të Zi me Kosovën, përmes tunelit Pejë -Rozhajë.

“Kemi biseduar për shumë projekte që do ti realizojmë në kohën e ardhme dhe projekti me rëndësi qe do ta fillojmë shumë shpejte është projekti më madhorë është ndërtimi i tunelit ndërmjet Pejës dhe Rozhajes”.

Ministri Lekaj, tha marrëveshja që përfshin edhe ndërtimin e një tuneli Pejë-Rozhajë, “është një shembull i mirë bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Kosovës”.

“Biseduam për 3 çështje me rëndësi që do të ndikojnë në lidhjen e korridoreve dhe në lidhjen ajrore hapësinore dhe ajo që ne u dakorduam, është që ne të zhvillojmë infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe u dakorduam edhe për sigurinë e taksës në kufi”.

Delegacioni malazez ka takuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne