Kosova drejt qeverisë së re? Haradinaj: Kemi arritur marrëveshje me LDK-në, ja ministritë që marrim

Mediat e Kosovës shkruajnë se është nënshkruar marrëveshje e koalicionit mes AAK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit që kishte me liderin e LDK-së Isa Mustafa.

Haradinaj tha se partia e tij do marrë 4 ministri dhe do ketë edhe një zëvendëskryeministër në qeveri.

Sipas marrëveshjes, AKK pritet të marrë Ministrinë e Drejtësisë, të Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ekonomik./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne