Kremlini: SHBA-ja po përpiqet të fshehë diçka lidhur me sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

Rusia e sheh fokusin e SHBA-së tek DEASH-i si përgjegjëse për sulmin e javës së kaluar në sallën e koncerteve “Crocus” në rajonin e Moskës si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga diçka tjetër, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Duke folur në një intervistë me të përditshmen ruse Izvestia, Peskov tha se duket e çuditshme që Washingtoni merr guximin të flasë për versionin e vetëm të asaj që ndodhi.

“Kjo, natyrisht, tregon se ata duan të zhvendosin vëmendjen nga diçka tjetër”, theksoi ai. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të kenë durim dhe të presin rezultatet zyrtare të hetimeve, duke theksuar se deri më tani askush nuk ka paraqitur versione zyrtare. “Shërbimet speciale po punojnë për të mbështetur versionet ekzistuese dhe për t’u fokusuar në një të arsyetuar”, tha ai.

Të paktën 140 njerëz u vranë dhe më shumë se 360 u plagosën më 22 mars kur persona të armatosur hapën zjarr në sallën e koncerteve në Krasnogorsk, Rajoni i Moskës. Komiteti Hetues tha se ka arrestuar 11 persona, përfshirë katër autorët, në rajonin kufitar Bryansk, rrugës për në Ukrainë. Gjykata e Rrethit Basmanny të Moskës të dielën akuzoi katër autorët për terrorizëm dhe miratoi paraburgimin e tyre deri më 22 maj./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne