Shqiperia

Kriza e ujit kërcënon Europën Jugore

Vende si Spanja, Italia, Qipro, Greqia  dhe Turqia do të kenë çekuilibrimin më të madh të furnizimit me ujë në Evropë. Një studim i Qendrës së Përbashkët Kërkimore (JRC) të Komisionit Evropian parashikon rritje të thatësirës në këto vende. Kjo do të thotë se furnizimi me ujë i hidrocentraleve do të reduktohet dhe se përveç sektorit të energjisë do të ndikohen negativisht edhe bujqësia e transporti.

Efektet i atribuohen kryesisht ndryshimeve klimatike në masën  (80% në 90%) dhe së dyti faktorëve të tjerë si përdorimi i tokës dhe ujit (10% deri në 20%). Hulumtuesit parashikojnë ulje të konsiderueshme në rezervat  ujore, sidomos për Greqinë (me një humbje vjetore prej rreth 810.000.000 metra kub), Spanjën dhe Portugalinë, çka do të thotë ulje e sasive të disponueshme për vaditjen e kulturave bujqësore, duke reduktuar në këtë mënyrë edhe prodhimet bujqësore.

Shkencëtarët kanë bërë  një vlerësim për 30 vjetët e ardhshme, duke u bazuar një skenar optimist (për të arritur objektivin e Marrëveshjes së Parisit së 2015 për rritjen e temperaturave globale me më pak se dy gradë Celsius) dhe gjithashtu një skenar pesimist ( ku ngrohja globale do të kalojë dy gradë dhe madje mund të arrijnë në katër). Në rastin e parë edhe pse pasojat e pritshme janë më pak të rënda, sërish do të ketë përmbytje, dhe mungesë të madhe të ujit. Në përgjithësi në vendet e Mesdheut e BE-së, numri i njerëzve që pritet të ndikohet nga mungesa e ujit deri në fund të këtij shekulli, në qoftë se i qëndrojmë skenarit optimist, do të rritet nga 85 milionë në 104 milionë sot.

Vendet e Evropës Qendrore dhe Veriore do të kenë rezerva më të mëdha të ujit çdo vit, por gjithashtu edhe më shumë përmbytje se vendet e Evropës Jugore. Studimi sugjeron që të merren masa më parandaluese, sidomos në EUropën Jugore, të tilla si menaxhimi më i mirë të ujit për vaditje mbjelljen e më shumë të lashtave që janë rezistente ndaj thatësirës, ​​rritjen e tarifave për përdorimin e ujit bujqësor dhe industrial, teknologjitë e ftohjes në termocentrale (për të konsumuar më pak ujë) etj.

Studimi paralajmëron se “në qoftë se kërkesa e ujit të mbetet në nivelet aktuale dhe pa përpjekje të konsiderueshme për të kursyer ujin, rritja e temperaturave dhe reduktimi i reshjeve  për shkak të ndryshimeve klimatike do të shkaktonte rritje ekstreme të mungesës së  ujit në Mesdhe. Studimi ka marrë parasysh të dhënat nga mijëra stacione vëzhgimi në 160 vende. “Ajo që nuk e prisnim është se, pavarësisht shiut të shtuar kudo në botë, lumenjtë e mëdhenj gradualisht po thahen”- thekson një prej hulumtuesve.

OPINIONE