Rajoni

Kriza e vezëve me insekticide edhe në Hungari

Zyra e Sigurisë së Ushqimit të Hungarisë (Nebih) njoftoi se në vezët e prodhuara në vend është gjetur insekticidi fipronil.

Në Hungari pas disa produkteve të eksportuara nga Gjermania ku është zbuluar insekticidi fipronil në vezë ose në produkte me përbërje të vezës, ky insekticid për herë të parë është gjetur edhe në vezët e prodhimit vendor.

Në deklaratë nga Nebihi thuhet se vezët që kishin përbërje të fipronilit janë mbledhur dhe që kontrollet e filluara nga muaji gusht do të vazhdojnë.

“Kriza e vezëve” që shpërtheu në Holandë, Francë, Gjermani dhe Belgjikë, me eksportimin e vezëve kapërceu edhe në 19 shtete, përfshirë edhe disa shtete të Azisë.

Si rezultat i përhapjes së krizës në shpejtësi të madhe, miliona vezë u tërhoqën nga raftet e supermarketave dhe nga depot. Ndërkaq 150 ferma në gjithë Evropën u mbyllën përkohësisht.

Fipronili është insekticid që përdoret për të vrarë kandrrat në sektorin e pulave, megjithatë Bashkimi Evropian (BE) ka ndaluar përdorimin e tij në kafshët që rriten për konsum njerëzor, siç janë pulat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se fipronili është “substancë e dëmshme e nivelit të mesëm”, që nëse futet në organizëm në sasi të mëdha mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe gjëndrat tiroide./ aa

OPINIONE

INTERVISTA