Kryeministri italian qurravitet për Shqipërinë, antiterrori italian zbarkon në Durrës

GJERGJI THANASI

Në 15 tetor në prag të JO-së evropiane për Rilindjen Edramiste kryeministri italian Conte vizitoi Tiranën duke na mallëngjyer ne shqiptarëve me qurravitjet pro integrimit të Shqipërisë në BE. Kryeministri Conte madje na garantoi ne shqiptarëve se Rilindja Edramiste i kishte plotësuar kokërr më kokërr detyrimet për të marrë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Fatkeqësisht “barometri” i quajtur Porti i Durrësit nuk parashikonte bunacë sic reklamonte kryeministri Conte, por stuhi! Ky “barometri” i quajtur Porti i Durrësit është si puna e qemones së Nastradin Hoxhës, që i dëgjohet avazi sabajle!

Vizitorë “specialë” në Portin e Durrësit

Delegacioni francez

Dy ditë para se kryerilindasi shqiptar të takohej me homologun italian, Porti i Durrësit u vizitua nga mysafirë të shquar francezë. Një delegacion i Institut des Hautes Etudes de Defence Nationale (Instituti i Lartë i Studimeve të Mbrojtjes Kombëtare) vizitoi portin së bashku me ambasadoren franceze Sh.E. Christina Vasak. Vizitorë paksa të cuditshëm, se shkencëtarët e mbrojtjes kombëtare franceze mund të vizitonin porte ushtarake dhe ish ushtarake si Pashalimani, Porti Ëillson (San Giovanni di Medua), Porti i Limonit, Bazën Ushtarako-detare Bishtpallë etj. por jo Durrësin, një port denbabaden civil. Vizita e shkencëtarëve ushtarakë francezë, sepse me kujton vizitën e nja dy viteve më parë të z. Aboutaleb, kryebashkiak i Roterdamit. Në atë vizitë kryebashkiaku marokeno-holandez shoqërohej me një gjysëm dyzine kolonelësh, gjeneralësh, prokurorësh e gjykatësish roterdamas. Në më pak se dy vjet shqitarët ia panë hajrin kësaj vizite me kërkesën zyrtare holandeze për rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët, si edhe me vicklat holandeze për hapje/moshapje të bisedimeve me Shqipërinë për pranimin e saj në BE. Për më shumë mund të konsultohet shkrimi në një rubrikë të vecantë në linkun: http://ëëë.apdurres.com.al/

Delegacioni italian në Durrës

Një ditë më vonë Portin e Durrësit e viziton një delegacion italian mbushur me VIP-a. Në delegacion ishin si të thuash të tërë, nga Dr. Giuseppe Bisogno, kuestori i Barit te gjeneral Brigade Pennoni Roberto i GDF-së, përfshirë edhe kolonel Sederino-n, shefin e Rojes së Financës të Portit të Barit. Në delegacionin italian ishin përfshirë edhe kryekonsulli shqiptar në Bari bashkë me oficerin e kontaktit të policisë shqiptare pranë kryekonsullatës sonë në Bari. Një përbërje e tillë e delegacionit italian, ku shkëlqente me mungesën e saj  Ambasada Italiane në Tiranë, mund të konsiderohet normale për Durrësin. Kjo vizitë pa dyshim ka lidhje me faktin se në dhjetëmujorin  e parë të v. 2019 drejt Durrësit ishin nisur me kontejnerë të ndryshëm dhjetra ton kokainë e pastër amerikano latine, ndërsa në Maltë, Livorno, Gioia Tauro, Porto De Santos (Brasil), Mato Grosso (Brazil), Pire e Selanik (Australian Connection)u kapën vetëm dhjetra kuintalë “mall” pjesë e këtij lumi kokaine me destinacion final Durrësin. Kuptohet një fluks i tillë kokaine + dhjetra kuintalë heroine afgane tranzituar po nga Durrësi + tek tuk klandestinë, armë, municione, lëndë plasëse kryesisht e llojit T 4 (heksogjen) të “eksportuara” nga Durrësi e justifikojnë një delegacion italian me të tillë përbërje. Për më shumë informacion mund të konsultohet shkrimi në një rubrikë të vecantë në linkun: http://ëëë.apdurres.com.al/

DIGOS

Në delegacionin italian bënte pjesë edhe Dr. De Tullio Michele shefi barez i DIGOS-it. Prezenca e shefit të DIGOS-it në Durrës është shenjë e keqe, sepse DIGOS-i është një segment i policisë italiane i specializuar për antiterror si edhe për të luftuar krime të tilla të rënda si rrëmbim personi, gjobvënie nga grupe kriminale, mashtrim të organizuar elektoral etj. Dr. De Tullio ka një eksperiencë të gjatë e të frutshme në lëmin e antiterrorit si edhe në luftën kundra vjedhjes së votave. I kujtojmë lexuesit shqiptar se Dr. De Tullio ndër të tjera siguroi paprekshëmrinë e votës së barezëve në zgjedhjet e 20 majit 2015 pas skandalit të quajtur “Rasti Anita Mauridinoia” si edhe në zgjedhjet e vitit 2019 (rasti i blerjes së votave në Lagjen Madonnella). Dr. De Tullio prej 11 vjetësh shërben në antiterrorin puljez dhe ka lënë gjurmë në neutralizimin e kërcënimeve terroriste si psh. në rastin e tunizianit Kamel Sadraoui, të egjiptianit Mohy Abdel Rahman etj. Pas kësaj vizite, mbetet për tu parë se cfarë kërcënimesh për akte terrori i vinë Italisë, Puljes nga Porti i Durrësit!

Mafja e “Rilindjes” i hap Italisë “Frontin e Dytë” me zbarkime klandestinësh.

Ndërsa në Portin e Durrësit vinin të tillë VIP-a si këta më sipër në brigjet e Puljes me tre mjete të ndryshme lundrimi zbarkonin 109 klandestinë nga Irani, Iraku, Siria, Pakistani, Afganistani etj. Roja e Financës interceptoi një skaf 5-6 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm travers Brindizit. Në skaf kishte 25 klandestinë kurdë (ndër to edhe gra e fëmijë). Skafisti italian nga qyteza e Fazanos u arrestua. Sic na informojnë kolegët italianë ky zbarkim ishte organizuar nga një bandë e strukturuar kriminaleme bazë operative në Durrës e me lidhje politike deri në nivelin e deputetit anëtar i Komitetit parlamentar për sigurinë. Për koincidencë edhe babai i skafistit fazanez 3 dekada më parë kishte bashkëpunuar me Sigurimin Shqiptar si “argat” i SCU-së (mafia puljeze) në rolin e skafistit për kontrabandimin e cigareve nga Durrësi drejt brigjeve italiane. Për më shumë hollësi mund të lexohet shkrimi në linkun e mëposhtëm: https://www.brindisireport.it/attualita/barca-25-migranti-arrivo-porto-brindisi-16-ottobre-2019.html#_ga=2.124066378.1714300465.1571515111-905091260.1571515111

Të nesërmen e kapjes së skafit në Brindizi u kapën njëri pas tjetrit 2 jahte plot me klandestinë. Roja Bregdetare italiane interceptoi një motorskaf me kabinë (tip jahti) travers Kepit Santa Maria di Leuca. Në skaf u kapën 47 klandestinë, ndër to edhe 9 të mitur të pashoqëruar nga prindërit. Klandestinët vinin nga Irani, Iraku, Bangladeshi, India etj. Për më shumë informacion mund të konsultohet shkrimi në linkun e mëposhtëm: https://www.ultimora.neës/Nuovi-sbarchi-di-migranti-stavolta-a-Otranto-e-S-Maria-di-Leuca

Pak orë më vonë travers Otrantos Roja Bregdetare italiane interceptoi një veljer (jaht me vela dhe me motor), që kishte ngarkuar 34 kurdë nga Iraku ndër to edhe gra me 3 fëmijë. Autoritetet italiane arrestuan edhe 2 skafistë ukrainas ish anëtarë të marinës luftarake të Ukrainës. Sipas kolegëve italianë edhe në këtë rast lundrimi i jahteve ishte organizuar nga e njëjta organizatë kriminale shqiptare. Për më shumë informacion mund të konsultohet shkrimi në linkun: http://www.today.it/cronaca/migranti-curdi-sbarchi-ultime-notizie.html

Në Itali zbarkimet në brigjet perëndimore italiane (Sicili, Panteleri, Taranto etj) të mijëra e mijëra klandestinëve janë shndërruar në fushë betejë midis të majtës “buonista” sorrosxhije (pjesërisht të financuar nga Xhorxh Sorros) dhe të djathtës sovraniste të përfaqësuar nga politikani i shquar Salvini. Këto tre zbarkime në tre ditë në brigjet lindore të Italisë janë fiks hapja e një fronti të dytë në atë që italianët e quajnë “Emergenza clandestini”. Këto tre zbarkime, dhe të tjera, që priten të ndodhin këto ditë me mot thuajse veror, do shërbejnë si benzinë për zjarrin e polemikave ndërmjet dy krahëve të poltikës italiane. Në këtë kontrekst vizita e kryeministrt Conte në Tiranë dhe ditirambet e tija pro Ramës janë më  sëpaku një miopi politike, më së shumti një…./ Gazeta Impakt

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne