Kryeministri kanadez paralajmëron Amerikën: Do t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë

Kryeministri i Kanadasë ka paralajmëruar presidentin amerikan për ndalimin e eksportit të maskave dhe aparateve për frymëmarrje artificiale në Kanada dhe ka kërcënuar Uashingtonin se Otava do të kundërpërgjigjet në mënyrë të njëjtë ndaj Uashingtonit.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Justin Trodo, kryeministri i Kanadasë, deklaroi: “Amerikanët kanë nevojë për ndihmat mjekësore të Otavës për t’u përballur me virusin Korona, prandaj ndalimi i transferimit të ngarkesave me maska dhe pajisje të mbrojtjes personale për mjekët kanadezë, është një veprim shumë i gabuar”.

Këto deklarata të kryeministrit kanadez janë bërë pasi Donald Trump, presidenti amerikan, ka urdhëruar kompaninë “3M”, prodhuese të maskave dhe pajisjeve mjekësore të këtij vendi, të ndalojë eksportin e maskave dhe aparateve për frymëmarrje artificiale të saj drejt Kanadasë dhe vendeve të Amerikës Latine.

Ky vendim i Uashingtonit është shpallur në kohën kur spitalet anë e mbanë botës duke marrë parasysh përhapjen e virusit Korona, por përballen me mungesë të madhe të pajisjeve mjekësore.

Edhe Franca dhe Gjermania kanë akuzuar Amerikën se po plaçkitë dhe po vjedh maskat e prodhuara në Kinë me porosi të Parisit dhe Berlinit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne