Kryeministri Rama në Kuvendin e Kosovës, takim me Kryeparlamentaren Osmani

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani. Ai ndodhet në Kuvendin e Kosovës ku po zhvillohet takimi, në të cilin merr pjesë edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Ndërsa në orën 17:00 Rama do të takojë edhe kryetarin e VV-së Albin Kurtin dhe në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi i Ramës erdhi pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj Thaçit e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne