Kryeminstri turk për Rusinë dhe Amerikën: Sherri i rrugës duhet lënë, atë e paguajnë civilët

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë, që sfidojnë njëra tjetrën mbi Sirinë.

“Tashmë ka ardhur koha që sherri i rrugës të lihet mënjanë, pasi këtë sherr e paguajnë civilët” tha Ai.

Kryeministri turk mbajti një fjalim në samitin e Ekonomisë së Evroazisë në Stamboll.

Ai tha: “Çfarë po bëjnë? Janë duke kërcënuar njëri tjetrin me mesazhe në Twitter. A mos vallë bota do të heshtë ndërkohë që vriten miliona njerëz? Njëri thotë: Unë kam raketa më të mira, ndërkohë që edhe tjetri mburret me raketat e tij. Ata sfidojnë njëri tjetrin: Pa dërgoje të shohim se çfarë do të ndodhë, thonë ata. Por në fund të fundit kush vdes? Kush e paguan? E paguajnë civilët”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne