Kryepeshkopi Chrysostomos: Turqia ka në plan vendosjen e 300 mijë kolonëve në Qipro

Ankaraja duket se ka një plan alternative për të vënë dorë mbi rezervat e gazit në Egje dhe për t’i dhënë tjetër pamje gjeopolitikës së këtij rajoni. Të paktën sipas deklarimeve të kryepeshkopit Chrysostomos të Qipros, Turqia po planifikon sjelljen në ishull, konkretisht në zonën veriore që kontrollohet prej saj, 300 mijë kolonë turq për të ndryshuar balancën demografike. Sipas tij, Turqia ka për qëllim marrjen nën kontroll të të gjithë Qipros dhe jo gjetjen e një zgjidhjeje të dakordësuar me pjesën greke.

“Kur turqit të bëhen shumicë ata do të kërkojnë një referendum dhe do të thonë se vullneti i popullit do të zbatohet,” është shprehur Chrysostomos.

Sipas tij kjo nuk është politikë e re, por traditë e Turqisë që kontrollojnë edhe sot territore që historikisht nuk i përkasin si Aleksandreta dhe Antiokia.

Skenari do t’i jepte tjetër pamje veprimeve ekonomike dhe ushtarake në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Nuk dihet sa është e vërtetë një lëvizje e tillë, pasi Qiproja ka marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Greqinë dhe Izraelin që konvergon pikërisht në kontrollin e një prej zonave më të mëdha gazmbajtëse. Nëse kjo ndodh me siguri që lufta është e pashmangshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne