Kryetari i gjykatës së Kukësit dhunon fizikisht avokaten

Pamje tronditëse janë transmetuar nga emisioni “Stop”. Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, ka goditur me shpullë avokaten Aurora Guska. Ajo ka rënë në tokë nga goditja e fortë.

Ata ndalojnë para hyrjes dhe Kryetari i Gjykatës e godet avokaten në fytyrë. Pasi bie përtokë, avokatja ngrihet dhe e ndjek nga pas.

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra tha se edhe pse këto janë pamje nga kamerat e sigurisë janë dërguar në emision nga një qytetar. Ende nuk dihen detaje të kësaj ngjarje skandaloze që ka ndodhur në hyrjen e një institucioni të rëndësishëm siç është gjykata.

 

/Blitz.al/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne