Bota

Kryetari i parlamentit libanez: Hezbollahu dhe Irani nuk do të largohen nga vendi deri në çlirimin e Sirisë

Duke folur për Sputnik, kryetari i parlamentit libanez, Nebih Berri deklaroi lidhur me krizën siriane, bashkëpunimin Liban-Iran dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem. Berri u shpreh se: “Këto forca (Irani dhe Hezbollahu) nuk do të tërhiqen derisa Siria të çlirohet dhe të rifitoj integritetin territorial.”

Kryetari i parlamentit libanez, Berri tha në një deklaratë për Sputnik se ‘Po të mos kishte qenë Hezbollahu në Siri, militantët e ISIS-it mund të kishin arritur në Liban.’

‘PO TË MOS KISHTE QENË HEZBOLLAHU NË SIRI, ISIS DO TË ISHTE NË LIBAN’

Berri u shpreh se: “Po të mos kishte qenë Hezbollahu në Siri, ISIS do të ishte këtu, në Liban.”

‘TË GJITHA ATO QË PO NDODHIN NË SIRI, PO NDIKOJNË NË LIBAN’

Berri tha se Siria dhe Libani, ku jetojnë rreth 1.5 milion sirianë, janë ‘si binjak’, duke vazhduar se: “Ne nuk i shohim ata (sirianët) si të huaj. Çdo gjë që ndodhë në Siri, ndikon në Liban.”

Berri, udhëheqësi i lëvizjes Shiite Emel, aleatit më të afërt të Hezbollahut në vend, tha se: “Hezbollahu dhe Irani nuk do të largohen nga vendi derisa Siria të çlirohet plotësisht nga terroristët dhe të siguroj integritetin territorial.”

Berri, i cili theksoi se ushtarët iranianë ndodhen në vend me kërkesen e qeverisë siriane, mu ashtu si Forcat Ajrore-Hapsinore të Rusisë, por SHBA-ja e cila dëshiron që Hezbollahu dhe Irani të ndahen nga Siria, ka shpërndarë trupa në vend pa lejen e qeverisë siriane, shtoi se: “Këto forca (Irani dhe Hezbollahu) nuk do të tërhiqen derisa Siria të çlirohet dhe të rifitoj integritetin territorial.”

‘FRANCA DHE SHBA-JA NUK KËRKUAN NDIHMË NË ÇËSHTJEN E KONTAKTIT ME ASSADIN’

Berri tha se: “Është e pamundur të zgjidhet kriza siriane pa negociata ndërmjet Rusisë, SHBA-së, Turqisë, Iranit, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Francës ose të paktën ndonjë vendi evropian. Zgjidhja politike nuk mund të arrihet pa marrëveshje midis këtyre palëve”, dhe shtoi se Franca nuk ka kërkuar që të organizojë bisedime midis Libanit dhe vendeve të rajonit.

Berri u shpreh se: “Libani nuk luan ndonjë rol në këtë çështje. Natyrisht, mund të përfitojë nga një marrëveshje në Siri, por nuk mund ta imponojë këtë vendim.”

Berri tha se Franca dhe SHBA-ja nuk kanë kërkuar ndihmë në çështjen e vendosjes së kontaktit me presidentin sirian Bashar al Assad.

Në fund të muajit maj, presidenti francez Emmanuel Macron tha se për zgjidhjen politike në Siri, është i nevojshëm dialogu me opozitën, forcat rajonale dhe qeverinë siriane.

BARTJA E AMBASADËS AMERIKANE NË JERUZALEM

Berri i cili tha se bartja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, ka vonuar mundësinë e një marrëveshjeje në rajon, shtoi se: “Bisedimet nuk mund të jenë të suksesshme pa Jerusalemin.”

BASHKËPUNIMI LIBAN-IRAN

Berri tha gjithashtu se sanksionet amerikane kundër Iranit nuk do të prishin bashkëpunimin e fortë të Bejrutit me Teheranin.

Politikani libanez tha: “Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Teheranin dhe nuk ka asgjë të re në kontekstin e sanksioneve të SHBA-së.” Por Berri tha gjithashtu se qeveria libaneze do t’u përmbahet sanksioneve të SHBA-së.

Berri u shpreh se: “Reagimi im dhe reagimi i qeverisë zyrtare libaneze janë të ndara. Qeveria libaneze duhet t’u bindet sanksioneve. Nëse këto sanksione janë drejtuar ndaj një personi të caktuar, ata nuk mund të krijojnë kontakt me të. Nuk burgoset, por ndalohet që çdo bankë kombëtare të bëjë biznes me atë person.”

Më 8 maj, SHBA-ja njoftoi se është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar midis Iranit dhe vendet P5 + 1 dhe se do të vazhdojë sanksionet. Në fund të muajit maj, SHBA-ja kishte vendosur të sanksionoj 6 iranianë dhe 3 institucione për shkak të ‘roleve të tyre në shkelje të të drejtave të njeriut’. Në mesin e emrave të paraparë për këto sanksone janë edhe drejtori i Radios dhe Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, Abdulali Ali-Asgari; liderët e organizatës Ansar-e Hezbollah, Abdolhamid Mohtasham, Hossein Allahkaram dhe Hamid Ostad; zyrtari gjyqësor i Iranit, Abdolsamad Khorababadi si dhe Presidenti i Këshillit të Lartë të Iranit, Ebulhasan Firuzabadi.

Burimi : Sputnik News/ ML