Doganierët gjermanë të Rosenheimit jane befasuar nga ajo qe i kane gjetur nje shqiptari ne bagazh, teksa ishte duke udhetuar me nje autobus nga Maqedonia. Në emisionin televiziv gjerman të TV Kabel 1,”Kujdes, kontrolli”, kësaj radhe është kontrolluar një autobus nga Maqedonia.
Doganierët gjermanë të Rosenheimit kanë kontrolluar bagazhin e udhëtarëve nga Maqedonia. Fokusi kryesor padyshim ka qenë kontrabanda, siç janë psh cigaret. Ato janë pothuajse tre herë më të lira në Maqedoni, sesa në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane.
Pas një inspektimi me rreze rentgeni dhe një kontrolli “klasik” me duar, punonjësit e doganave duket se nuk kanë gjetur asgjë që do të shkilte rregulloret e importit. Dhe kështu, autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.
Ajo më interesantja ka qenë kur ndalohetnjë shqiptar për kontroll. Ai kishte mbushur veturën me shumë artikuj shtëpiak, por edhe gjatë kësaj, doganierët gjermanë nuk kanë mundur të ankohen. Sipas zyrtarit doganor, importimi i produkteve duhet të kontrollohet në vendin e parë të hyrjes në BE, e ajo ka qenë Kroacia. Shqiptari bagazhin e ka pasur të stërmbushur me ajvar.