Kulinaria dhe shumëllojshmëria e saj, frymëzim për brezin e ri shqiptar

Brezi i ri shqiptar çdo ditë e më shumë po përqafon kulturën dhe traditën e vet.

Ata po angazhohen nga institucionet përkatëse si shkollat për të mësuar sa më shumë rreth vlerave dhe kulinarisë shqiptare të larmishme.

Së fundmi në rrethin e Kukësit nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Qazim Shehu” në Shtiqen kanë organizuar një panair me ushqime tradicionale të zonës.

Nën kujdesin e mësuesve të shkollës, ata kanë treguar vlerat e tyre, për një të ushqyer të shëndetshëm dhe për të zhvilluar shprehi të një biznesi të suksesshëm në të ardhmen në kushtet e ekonomisë së tregut.

Veprimtari të tilla në shkollat e Shqipërisë po organizohen shumë pasi këto aktivitete afrojnë brezin e ri me rrënjët e vendit të tyre pasi ata njohin dhe prekin nga afër ato për të cilat kanë mësuar deri tani. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne