“Kunata e kreu vjedhjen, unë doja të shpëtoja nipin”, ja çfarë tha para KPK gjytqari Admir Thanza

Në seancën e KPK, ONM-ja zbuloi se gjyqtari Admir Thanza ka qenë i dënuar për vjedhje në shtetin italian, të dhënë që nuk e ka deklaruar në formular.

Sipas ONM-së ai ka qenë i dënuar nga Gjykata e Pizas me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim. Në lidhje Thanza është shprehur se është detyruar për shkak të rrethanave.

E pranova ngjarjen për djalin e vëllait. Nuk kuptova gjë me pas që do ishte gjobë. E bëra për familjen. Unë kurrë nuk do ta bëja dhe nuk e bëj dot. Nuk e imagjinoni ato skena të dhimbshme kur një xhaxha përjeton për djalin e vëllait të tij, nuk e deklaroj dot më shumë. Ai ishte në gjendje kritike, falë humanizmit Kristiani u mor përsipër të kurohej në Itali. Fale budallallëkut të ish-kunatës sime, pra nëse ish-kunata ime do ndahej fëmija do ngelet pa përkrahje. E mora përsipër jo për të shpëtuar kunatën, por për të mbrojtur nipin. Ai fëmijë është shpirti e jeta ime, vendsa të shkatërroja jetën time për atë fëmijë, ju sot mund të mendoni që unë e kam kryer, por po ju them që ai fëmijë është 28 vjeç. E sakrifikova jetën për të”, është përgjigjur me lot në sy Thanza.

SEANCA

Deklarim të rremë, por edhe nën hetim për akuzën e korrupsionit. Gjyqtari Admir Thanza, për të cilin ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ka qenë i dënuar nga Gjykata e Pizas me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim. Sipas KPK, gjyqtari pranon dënimin por jo faktin. Gjithashtu bëhet me dije se Thanza ka kontakte me personazhe të krimit.

 

Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013.

Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, ai ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë “Justiniani i Parë”. Prej vitit 2013-ën, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne