Kundër aparteidit izraelit: Human Rights Watch i bën thirrje kompanive ndërkombëtare që të ndjekin shembullin e Airbnb

Organizata jofitimprurese Human Rights Watch i bëri thirrje të martën kompanisë Booking.com që të ndiqte gjurmët e shërbimit të kompanise Airbnb e cila të hënën e ndaloi aktivitetin e saj të pronontimeve, shitjeve dhe dhënieve me qira të apartamenteve në Bregun Perëndimor të uzurpuar në mënyrë të paligjshme nga Izraeli.

“Shumë persona nga e gjithë bota kanë deklaruar se kompanitë nuk duhet të bëjnë biznes në këtë tokë sepse besojnë se kompanitë nuk duhet të përfitojnë nga tokat prej të cilave janë zhvendosur njerëz”, tha Airbnb në një deklaratë.

Aktivistët kishin kërkuar prej shumë kohësh që Airbnb ta linte shërbimin e saj në këtë zonë, njofton Sputnik News.

Tani njerzit po i kthehen faqes Bookings.com, një faqeje interneti që merret me udhëtime, duke përfshirë fluturime dhe rezervime hotelesh.

Në vitin 2016, Human Rights Watch shkroi: “Bizneset e vendbanimeve izraelite varen nga përfitimet e konfiskimit të paligjshëm të tokave palestineze, përfitime të cilat lehtësojnë funksionimin dhe shtimin e vendbanimeve të kolonëve izraelitë”.

“Duke i dhënë fund aktivitetit të saj të blerjeve, shitjeve dhe qiradhënieve në vendbanimet izraelite të paligjshme, kompania Airbnb ka marrë një qëndrim kundër diskriminimit, konfiskimeve dhe vjedhjes së tokës”, tha të martën për Agjencinë France Press Omar Shakir, drejtor i Human Rights Watch për Izraelin dhe Territoret Palestineze.

Masa që mori Airbnb “është një hap i rëndësishëm dhe i mirëpritur dhe ne inkurajojmë edhe kompanitë e tjera si Booking.com që të ndjekin shembullin e saj për të ndalur shitblerjet, qiramarrjet dhe qiradhëniet në vendbanimet e pushtuara”, tha Shakir.

Raporti i ri i grupit të të drejtave, i lëshuar pas vendimit të Airbnb, titullohet: “Bregu Perëndimor: Akomodim dhe një vakt mëngjesi në Tokën e Vjedhur”. Sipas raportit, Airbnb kishte pasur 139 oferta ambientesh me qira në vendbanimet e okupuara izraelite në Bregun Perëndimor kurse Booking.com ka pasur 24 të tilla, 17 prej të cilave gjenden në një tokë që shteti i Izraelit e pranon që është tokë palestineze.

“Pronat me qira të ofruara nga Airbnb dhe Booking.com në vendbanimet janë të disponueshme për mysafirët në kushte të diskriminimit”, thuhet në raport. “Qytetarët dhe banorët izraelitë, mbajtësit e vizave hyrëse izraelite, madje edhe personat me prejardhje hebreje mund të hyjnë në këto vendbanime, por banorët palestinezë të Bregut Perëndimor, me një urdhër ushtarak izraelit, nuk lejohen ta bëjnë këtë, përveç nëse ata janë punëtorë që kanë leje të posaçme”.

Rreth 600,000 izraelitë jetojnë në tokën palestineze që është uzurpuar në mënyrë të paligjshme, raporton Amnesty International, e cila e ka bërë publike këtë shifer, ndërsa Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të paligjshme vendbanimet në Bregun Perëndimor si dhe okupimin izraeliut të Jerusalemit Lindor.

“Falë punës së vështirë të aktivistëve të këtij koalicioni si dhe të aktivistëve të tjerë në mbarë botën, Airbnb nuk do të përfitojë më nga apartheidi izraelit në Bregun Perëndimor”, tha për Sputnik News të hënën pas njoftimit të Airbnb, Ariel Gold, bashkëdrejtor kombëtar i grupit Codepink kundër luftës. Sipas ligjit ndërkombëtar “vendbanimet izraelite nuk janë vetëm të paligjshme, ato kontribuojnë drejtpërdrejt edhe në abuzimet e përditshme të të drejtave të njeriut të palestinezëve.”

Ministri i çështjeve strategjike të Izraelit, Gilad Erdan, i bëri thirrje personave që kishin përdorur kompaninë Airbnb që ta padisin atë, ndërsa ministri izraelit i turizmit Yariv Levin kërcënoi se do të padisë kompaninë ditën tjetër./sputnik/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne