“Kundërhelmi për helmin e racizmit është në dorën e politikanëve të matur evropianë”

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, duke uruar mëshirën e Allahut mbi shtetasit turq që humbën jetën në sulmin terrorist racist në qytetin Hanau të Gjermanisë, tha se kundërhelmi për helmin e racizmit është në dorën e politikanëve të matur evropianë.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, ministri Çavusoglu tha: “Uroj që mëshira e Allahut të jetë mbi shtetasit tanë turq që humbën jetën në sulmin terrorist racist në qytetin Hanau të Gjermanisë. U uroj shërim të shpejtë personave të plagosur. Tashmë ka ardhur koha për t’u thënë ‘ndal‘ këtyre sulmeve. Ashtu sikurse tha edhe kancelarja Merkel, racizmi është një helm dhe kundërhelmi i kësaj është në dorën e politikanëve të matur evropianë”.

Në një sulm me armë në dy kafene mbrëmë në qytetin Hanau të Gjermanisë humbën jetën 9 persona, përfshirë në mesin e tyre edhe disa shtetas turq.

Autori i sulmit, terroristi racist 42 vjeç Tobias R. dhe nëna e tij 72 vjeçare u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre gjatë operacionit të cilin e kreu ekipi i policisë speciale.

Ishte theksuar se sulmuesi Tobias R. posedonte leje gjuetie dhe se ai kishte lënë një letër dhe një video-mesazh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne