Shqiperia

Kuvendi rrëzon me 96 vota dekretin e presidentit Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Kanë qenë 96 deputetë të Kuvendit, që kanë votuar për rrëzimin e dekretit të Metës.

Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.

Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.

Në arysetimet e tij, Presidentit Meta shprehej se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”.

Teksa rendiste arsyet, kreu i Shtetit, Ilir Meta deklaronte se qeveria përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kërkon të manipulojë zgjedhjet e 25 prillit 2021./Bw

OPINIONE

INTERVISTA