Laborantët e QSUT ikin nga puna, fitimet shkojnë tek privati, qytetarët të lajnë duart…

Nga Klodian Tomorri

Ne kulmin e pandemise Ministria e Shendetesise mbyll laboratorin publik ne QSUT dhe pushon nga puna te gjithe laborantet e trajnuar per analizat e covidit. Laboratori do t’i kaloje koncesionarit privat, kurse punonjesit e trajnuar do te pushohen nga puna.

Nuk besoj se ka qeveri me te guximshme ne planet, qe privatizon sigurine kombetare ne kohe krize dhe aq me keq e ve ate ne funksion te fitimeve private. Gjithe bota ben te kunderten. Ne te gjitha vendet e zhvilluara ka ligje, te cilat ne raste krizash i lejojne shtetit te cenoje edhe pronen private ne funksion te sigurise publike.

Qeveria italiane ajo franceze dhe shume vende te tjera shtetezuan prodhimin e maskave menjehere sapo shpertheu kriza. Ishin biznese private, pa licenca ekskluzive dhe pa te drejta sovrane. Por prape i shtetezuan. Qeveria shqiptare privatizon nje sherbim historikisht publik dhe totalisht kritik per perballimin e pandemise. Dhe jo vetem qe e privatizon, por e zhben, pasi koncesionari nuk e ofron sherbimin e testimit ge popullates per Covid.

Koncesionet korruptive do vrasin njerez ne kete vend. Nuk eshte ceshtja vetem se do pervetesojne shuma te medha parash publike, por do te shkaktojne edhe viktima. Ndodhi ne Itali me uren e Genoas. Benettoni atje realizonte fitime marramendese vit per vit dhe ne fund babezia vrau 43 njerez.

Shqiperia nuk teston. Koncesionet nuk i ve ne funksion te pandemise per te rritur testimet. Tani cmonton dhe ato pak struktura publike qe kane mbetur dhe qe mund te sherbenin per te zgjeruar kapacitetet e testimit.

Kjo eshte strategjia kunder pandemise. Fitimet tek privati. Kurse qytetaret te lajne duart./Atpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne