Lali Eri tregon se si, bashkë me Ardian Civicin, do ta ngjitë Tiranën lart e më lart, deri në BE

Lali Eri, ka mbledhur një forum, me forumistët më të rëndësishëm të vendit, që e quan “Këshilli Ekonomik”.

“U deshën katër vite, që Tirana të rimëkëmbej dhe të marrë pamjen madhështore që ka sot“, ju tha Lali Eri, forumistëve të shquar, në hapje të takimit.

Pasi u përshëndosh me të gjithë, Lali Eri, iu paraqiti forumistëve, në krye të të cilëve binte në sy, Ardian Civici, një sasi të paparë projektesh për Tiranën.

Ja disa prej tyre:

1.Krijimi i zonës së lirë ekonomike – Këtë realizim madhështor , Lali Eri, mendon ta bëjë të mundur, duke dyfishuar taksat në të gjithë kryeqytetin dhe duke lënë një copë zonë të lirë, të cilën Edi Rama, përveç të lirë, do ta japë edhe me koncesion.

2.Krijimi i tregut të ri agro-ushqimor – Në promovimin e këtij tregu, do të jetë vetë Lali Eri, që do të shesë muajin e parë fiq të freskët dhe stafidhe mandarine.

3.Do të realizojë projektin e 100 fshatrave të Tiranës – Nënvizojmë këtu, që Lali Eri ka vendosur të ndërtojë pesë kulla në fshatrat e banuara të Tiranës dhe tre në fshatrat e pabanuar, për t’i mbajtur si kulla rezervë.

4.Rehabilitimi i Bulevardit “Zogu i Parë” – Pasi largoi të gjithë zogjtë e gjallë nga kryeqyteti, Lali do të prodhojë jashtë Tiranës, Bulevarde me emra zogjsh dhe shpendësh.

5.Unaza e Re dhe Unaza e Astirit – Ndërtimi i Unazës së Re dhe i Unazës së Astirit do të shoqërohet me ndërtimin e 100 kullave, që nuk do të banohen dhe do të kenë të njëjtin ndriçim, i cili do të ndizet sa herë të kalojë aty gjatë natës, Edi Rama.

6.Përfundimi i Bulevardit të Ri – I gjithë ky Bulevard do të ndërtohet mbi Bulevardin e vjetër dhe do të quhet Bulevardi Junior.

7.Rijetëzimi i piramidës – Në këtë rast do të përdoren të gjitha ngjyrat e ylberit dhe në krye të piramidës, do të vendoset koka e Edi Ramës, në trajtë skulpture.

PS. Sapo “Këshilli Ekonomik”, të mblidhet përsëri, do t’ju informojmë për çdo vendim të tij./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne